Nga e premtja nis qarkullimi i mjeteve në bajpasin e Vlorës, një vepër e rëndësishme e cila do të lehtësojë trafikun si dhe do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi së bashku me inxhinierët, përfaqësuesit e policisë së qarkut Vlorë, kontraktorin dhe supervizorin e punimeve diskutuan mbi planin e menaxhimit të trafikut dhe masat që do të merren për një qarkullim sa më të sigurt dhe funksional të automjeteve në këtë bajpas.
ARRSH bëri të ditur se plani i menaxhimit të trafikut do të bëhet i ditur së shpejti për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Hapja e këtij aksi provizorisht të premten u njoftua nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u bëri thirrje njerëzve të ecin ngadalë dhe të tregojnë kujdes, pasi kemi të bëjmë me një rrugë të re.
“Fatmirësisht kjo rrugë nuk kalon në zona të banuara, përveç Kaninës dhe nuk ka hyrje dhe dalje. Një pr oblematikë që kemi hasur në by pass-in e Fierit për shkak se kishte shumë hyrje dhe dalje në autostradë nga fshatrat e tjerë. Duhet të tregojnë kujdes, është një rrugë e re, duhet të ecet ngadalë. Ky është një rast që ne rrugën po e hapim për të lehtësuar tra fikun dhe jo për të bërë gara me makina, sepse këtu do të ketë një përqendrim të madh të po licisë rrugore”, tha Balluku.