Këngëtari i madh dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Aleksandër Gjoka ishte sonte i ftuar në natën e dytë të Festës së Miqësisë në Berat, mirëpo duke kënduar është ndj erë keq në skenë.
Burime për mediat thonë se teksa ishte duke performuar “live”, ka pasur luhatje të forta te nsioni dhe është bërë keq. Aty në pedonale menjëherë mbërriti ambulanca dhe e dërgoi Gjokën në Spitalin Rajonal të Beratit.
Të njejtat burime bëjnë me dije se pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.