Loading...

A ksidenti t ragjik me 10 v iktima/ Vjosa Osmani shpalltë hënën ditë zie në Kosovë

Një ngjarje tra gjike tro nditi Kosovën dhe mbarë trojet shqiptare sot në orët e para të mengjesit. Një autobuz i linjës Frankfurt-Prishtinë pësoi aks ident në Kroaci dhe pë pasojë h umbën jetën 10 qytetarë e mbetën të pl agosur mjaft të tjerë.

Nisur nga kjo tr agjedi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpa llet ditë z ie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë vde kur trag jikisht në ak sident rrugor në Kroaci.

Nga presidenca përmes një njoftimi për media kanë thënë se për shkak të kësaj ngj arje tr agjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Kujtojmë që nga aks identi në Kroaci 10 persona kanë vde kur ndërsa 45 janë lë nduar. (Lexo ketu)

Autobusi me targa nga Kosova ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë mirëpo është aks identuar në orët e para të mëngjesit në Kroaci.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lë nduar në aksi dentin tr agjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin në vendin e ngjarjes tr agjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksi dentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lën duar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lë nduan rëndë.

Sipas mediave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova me emigrante nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aks identit. Aty ata ishin ndë rruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Dy shohet se ak sidenti është shkaktuar nga l odhja e shoferit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com