Loading...

Pastrohet Sazani

Ishulli i Sazanit ishte sot në vëmendjen e të gjithëve. Përfaqësues të ministrive të turizmit dhe asaj të mbrojtjes , përfaqësues të administratës së zonave të mbrojtura si dhe një grup të rinjsh kanë marrë pjesë këtë të enjte në pastrimin e territorit të ishullit të Sazanit, Edhe pse pak kohë më parë si pylli i sodës dhe ishulli i Sazanit është pastruar dhe nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, deri dje tabu,ndërsa sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj.

Të pranishëm ishin ministri i turizmit Blendi Klosi,deputeti i Vlorës Damian Gjiknuri,prefekti i qarkut Flamur Mamaj si dhe nr 2 i bashkisë së Vlorës, Aulona Veizaj.

Për mediat deputeti Gjiknuri ka vlerësuar angazhimin e sotëm të dy ministrive ,ndërsa ministri Klosi sipas tij gjithnjë është një kontribuues i zhvillimit të turizmit në Vlorë.

“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit Klosi aksioni i pastrimit në Sazan në kuadër të promovimit të këtij destinacioni turistik,por edhe për të sensibilizuar operatorët turistikë të cilët sipas Klosit duhet jo vetëm të sjellin turistë por dhe të kujdesen për këtë territor. Kjo është një ditë promovuese ka vijuar ministri i turizmit Klosi por dhe kujtesë për pushtetin lokal si dhe kompanitë për të mbajt të pastër mjedisin.

Hapja e kufijve,ka vijuar Klosi do të rikthejë edhe në këtë zonë turistët ndërsa nga ndarja e stacioneve të plazheve pushteti lokal do gje nerojë të ardhura .

Klosi u ndal dhe tek ai që e quajti shqetësim për sezonin. Licensimi i turizmit detar dhe ligji fleksibël është në favor të operatorëve ,ndërsa duhen shmangur sipas tij momentet e vështira që krijohen nga mos rakordimi i institucioneve për kontrollin ndaj operatorëve .Pikërisht licensimi është zgjidhja e problematikës ,ka shtuar Klosi duke theksuar se pastrimi është dhe duhet të jetë kryefjala e sezonit.

This April 14, 2015 photo shows a view of the small harbor on Sazan Island, 140 kilometers (85 miles) southwest of Albania’s capital Tirana. The government plans to change the island, a former military area for decades, into an attraction, to boost tourism in the country. (AP Photo/Hektor Pustina)
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com