Loading...

Lajm mirë,edhe një tjetër shtet i madh heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se Zvicra ka hequr të gjithë kufizimet për pasagjerët shqiptarë që do të udhëtojnë në këtë vend.

Për të udhëtuar drejt Zvicrës tashmë do të nevojitet vetëm bileta, pasaporta dhe maska!

Ndërkohë që Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë : Austria, Hollanda, Belgjika dhe Zvicra.

“Zvicra. Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska”, thuhet në njoftimin e bërë nga TIA.

Më herët, TIA njoftoi se Franca gjithashtu ka zbutur kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, ndërsa sa i takon personave të pa vaksinuar, ata mund të udhëtojnë vetëm nëse kanë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Personat që janë të vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë të lirë të hyjnë në Francë, kurse vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com