Loading...

Festoi ditëlindjen në një tavolinë me burrin dhe ish-burrin, gazetarja: ‘Dashuria mbetet gjithmonë’

Sipërmarrësja dhe gazetarja, Silva Baltadori, disa ditë më parë festoi ditëlindjen e saj dhe ajo që habiti të gjithë ishte fakti se ish-bashkëshorti i Silvës ndodhej në të njëjtën tavolinë me burrin aktual të saj.

Epo, të gjithë e dimë që kjo situatë është pak e tepërt për mentalitetin shqiptar, por Silva e ka një përgjigje për të gjithë këtë situatë.

Së fundmi ajo ka thënë se edhe pse historitë mbarojnë dashuria ngelet, qoftë edhe si mik.

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, tregoi ajo për emisionin “Ftesë në pesë”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com