Loading...

Eksperiencë e pazakontë, habit zhytësi: ‘E kuptova, o Zot, unë jam në g ojën e një balene, ajo po përpiqet të më gë lltisë’

Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Michael Packard tregoi se ditën e djeshme kishte shkuar në det, anijen e tij e kishte ankoruar në portin ku gjendeshin edhe shumë varka të tjera dhe më pas ai bëri një zhytje.

Ai ka treguar se është gë lltitur nga një balenë e madhe dhe ka qëndruar brenda gojës së saj për 30 sekonda dhe më pas është pështyrë nga gji tari.
Në fillim, ai, mendoi se ishte su lmuar nga një pes hkaqen, por kur e kuptoi se nuk ndjente dhë mbët e mprehtë dhe nuk kishte dhem bje, filloi të kuptojë se çfarë kishte ndodhur.
“E kuptova, o Zot, unë jam në go jën e një balene, ajo po përpiqet të më gël ltisë. Dhe unë mendova me vete në rregull, kaq ishte, unë do të vdes”, tregon 56-vjeçari.

Packard, i cili është një zhytës me përvojë, filloi të mendonte për gruan e, tij dhe djemtë 12 dhe 15 vjeç dhe filloi të lu ftojë brenda gojës së bis hës derisa, tha ai, pa një dritë dhe balena filloi të tundte kokën duke e pështyrë atë. Zhytësi tregon se ky ishte një moment lehtësimi për të dhe ka ‘fluturuar’ menjëherë për të dalë nga uji.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com