Në takimin e pasdites së sotme, Hungari-Portugali, e vlefshme për “Euro 2020”, Cristiano Ronaldo ka vendosur 2 rekorde të reja.
Cristiano Ronaldo është bërë sot futbollisti që ka luajtur më shumë kampionate evropiane në historinë e futbollit dhe gjithashtu futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje në Botëror dhe Evropian, të marra së bashku.
Sulmuesi portugez, me ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë, ka marrë pjesë në 5 kampionate evropiane (2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2020).
Ndërkohë, sot ai ka regjistruar edhe ndeshjen numër 39 në një fazë finale të një Evropiani dhe Botërori, më shumë se kushdo tjetër, duke lënë pas emra si Bastian Schweinsteiger (38), Miroslav Klose (37), Paolo Maldini (36) dhe Lothar Matthaus (36).