Aurela Gaçe ka krijuar një medie më vete me llogarinë e saj sociale dhe përmes saj komunikon shpesh me publikun edhe për të ndarë virtualisht mesazhe të ndryshme sensibilizimi. Ama ndodh që të tilla mesazhe, mjaft të ndjeshme për Aurelën dhe shoqërinë tonë në përgjithësi, të përdoren për të rritur klikimet në portale të ndryshme. Këtë abuzim, Aurela e ka den oncuar publikisht në llogarinë e saj në Instagram.
Siç shkruan këngëtarja e njohur, pothuaj 3 vjet më parë, në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit, ajo ka bërë një postim përmes të cilit u kërkonte të gjitha grave të bënin kontrolle vazhdimisht për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur prekjen nga kanceri.
Por postimi i saj është rikthyer në vëmendje të disa portaleve gjatë ditëve të fundit me qëllim, siç shkruan Aurela, për të gjeneruar disa klikime më shumë.
E indinjuar, Aurela kërkon që ky lloj ab uzimi, që luan me shëndetin e njerëzve duhet të marrë fund sa më parë.
Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli?
Në 2018, kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e këtë e kam bërë duke treguar edhe që edhe unë bëj kontrrollet, se kam fr ikërat e mia ,si secili nga ne, se kam familje, se dua të jetoj si të gjithë, e të qenit këngëtare nuk më jep asnjë imunitet mbrojtjeje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.
Tani, ky lajm përseritet, në 2021, duke e bërë titullin fiks kështu siç e shikoni, që të gjenerojë disa klikime në portalet e këtyre që arrijnë e luajnë edhe deri me shëndetin.
Më morën miq në telefon. Më pyesnin nëse isha mirë.
S’po e kuptoja. Pastaj më dërguan shkrimet.
E lashë të shkonte. Ndërkohë, miq, qoftë edhe njerëz dashamirës, më ndalojnë në rrugë e më shprehin ke qardhjen për lajmin e lexuar, sepse sigurisht, automatikisht, lexojnë titullin, mendojne të k eqen.
Jam e i ndinjuar.
Këto por tale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për të ndihmuar gratë (ashtu siç ishte edhe qëllimi im), por për të gje neruar vetëm disa klikime.
Bravo.
Thonë që në këto raste, të shtohet jeta.
Moralin ku e keni? Si mund të manipuloni edhe me lajme për shendetin?
Ptujjjjj