Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur në një deklaratë ka folur për ngjaret e rënda që kanë tro nditur vendin.
Ministri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku është pyetur se kur të formohet qeveria e re në shtator, nëse do të jetë ai ministri i Brendshëm.
Ai u shpreh se deri në ditën e fundit që do të ketë në këtë detyrë do të ushtrojë me përgjegjësi makisimale.
Ndryshe nga paraardhësi i tij Sandër Lleshaj, ai tha se te ministri i Brendshëm të mos shihet dejtori i Policisë.
“Sa i përket qëndrimit tim në detyrë, do të doja që tek ministri i brendshëm mos të shihni drejtorin e po licisë, shihni ministrin e Brendshëm. Ka qenë fushata dhe me dashje kam zgjedhur të mos kem profil të lartë për të qenë i paanshëm gjatë fushatës, por kjo nuk ka të bëjë fare me faktin nëse unë do të jem apo nuk do të jem në shtator ministër i brendshëm. Deri ditën që do jem do ta ushtroj këtë detyrë me përgjegjësinë dhe angazhimin më të lartë”, deklaroi ministri Çuçi.