Loading...

‘Ulet hormoni, ngrihet-ulet llamba’/ Luljeta e Për’puthen +40 sqaron tekstin e këngës ‘S’ta jap’

Luljeta e “Përputhen +40”, ishte e ftuar në “Ftesë në 5”. Luljeta ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të këngës “S’ta jap” që theu rrjetin.

65-vjeçarja hyri në studio duke kënduar live refrenin e këngës, duke sqaruar më pas se i gjithë qëllimi i saj është të argëtohet e jo të bëhet këngëtare.

Luljeta ndau më shumë detaje nga momenti kur vendosi të bashkëpunonte me Ndriçimin, madje nuk ngurroi të sqaronte edhe domethënien e tekstit.

“Unë ndenja deri në 4 të natës duke kënduar si bilbili. Të këndosh të 4 të natës, të nxjerrësh dhe këngën…Kënga ka fjalët ‘ulet hormoni, ngrihet-ulet llamba’.

Tani pjesa e Çimit ishte “ma jep, ma jep” dhe është fjala për buzën. Njerëzit ndoshta e kanë komentuar keq”, sqaroi ndër të tjera 65 vjeçarja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com