Vijon të rriten ndjeshëm lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që pas heqjes së karantinës për çdo shtetas që hyn nga kjo pikë apo nga ajo e Kapshticës.
Sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë rreth 4 000 shtetas.
Numri më i madh i lëvizjeve është regjistruar në dalje drejt Maqedonisë së Veriut me 2 283 shtetas ndërkohë që edhe numri i hyrjeve është regjistruar në 1 986 shtetas.
Për të përballuar fluksin në rritje sipas burimeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pala jonë po punon me 5 sportele,2 në hyrje dhe 3 në dalje. Ndërsa pala maqedonase me 4 sportele./NOA.al