Loading...

‘Ti je gruaja më e veçantë në botë/ Partneri afrikan surprizon live në emision deputeten dhe aktoren shqiptare

Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Aktorja dhe deputetja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë çiftit i duhet që këtë lidhje ta jetojë në distancë, duke qenë se Ardiana jeton në Kosovë dhe Keith shumë larg saj. Por futbollisti vjen herë pas here për t’u takuar me Ardianën apo i dërgon dhurata të ndryshme për ta mbajtur gjallë dashurinë mes tyre.

Sonte, ai i ka bërë surprizën më të bukur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Keith Groeneveld tregoi se njohja e tyre ka qenë e rastësishme, por Adriana është kthyer në njeriun më të rëndësishëm për të.

“Para së gjithash më ke munguar dhe unë të dua, dua ta nis me këtë gjë. Jam shumë i lumtur që të shoh dhe mezi po pres që ky ekran të hiqet. Ti meriton të jesh e lumtur dhe unë dua të bëj diçka të veçantë tani, sepse ti je e veçantë. Ti je gruaja më e veçantë në botë”- tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com