Loading...

Sali Berisha drejt dorëheqjes? Zbulohet se kush është emri që shkon në Kuvend më pas

Vendimi për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, i njoftuar dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i kapi në befasi të gjithë. Shumë zëra publikë kanë artikuluar se Berisha do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shkojë në Parlamentin e ri në shtator.

Nëse ndodh kështu, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD “hap” krahun dhe i lë vendin e tij në Parlament demokrates Oriela Nebiaj. Një kandidate e preferuar e Tiranës por që nuk arriti të dilte deputete pasi renditej e 19 në listë, ndërsa PD fitoi 15 mandate.

Tironësit hapën një peticion dhe kërkonin që Vangjel Dule të mos shkonte në Parlament dhe vendin e tij ta merrte Oriela Nebiaj. Mesa duket, të djathtët “ia ndollën” mandatin moderatores dhe gazetares së njohur.

Për ironi të fatit, nëse Sali Berisha jep dorëheqjen dhe nuk merr mandatin, karriera e tij në politikën aktive si një nga politikanët më të vjetër mbyllet aty, dhe vendin e tij e zë një vajzë e re, gjithashtu prurje e re e PD në këto zgjedhje.

Nëse ligji nuk do të kishte ndryshuar, mandatin do ta merrte Aldo Bumçi, ose dhe nëse ai do të hiqte dorë, mandati i shkonte Ivi Kasos. Por në kushtet e ligjit të ri, një kandidate femër ka prioritet dhe përparësi ndaj kandidatëve meshkuj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com