Loading...

Rrëfehet Armina Mevlani, tregon raportet që ka me Sali berishën, babain e të fejuarit të saj

Në vite ka folur pak, por qartë: Sali Berishën e admiron dhe nuk e ka hedhur kurrë poshtë.
Por tani ka ardhur një kohë tjetër. Lavdi i Berishës në arenën ndërkombëtare është ulur shumë, madje dhe në Shqipëri popullariteti i tij ka rënë.

Për më tepër, u pa qartë dhe në fushatë, që PD dhe Basha e mbajtën larg nga takimet elektorale.

Armina Mevlani megjithatë nuk është e ndikuar nga këto. As nga fakti që Berisha nuk mund të udhëtojë më në SHBA. Sikurse as i biri Shkëlzeni që është edhe i fejuari i saj.

Influencuesja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram marrëdhëniet me vjehrrin e saj, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një rubrikë ‘pyetje përgjigje’ në Instagram, modelja është pyetur nga një ndjekës në lidhje me raportet e saj me Berishën dhe shpeshtinë e takimeve të tyre.

Në përgjigjen e saj Armina Mevlani theskon se marrëdhëniet i kanë shumë të mira dhe takohen shumë shpesh. Madje modelja deklaron se vlerëson tek ish-kryeministri kulturën dhe dijen e tij.

“Si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takoheni shpesh?“, e pyet ndjekësi.

“I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlerësoj shumë për kulturën dhe dijen e tij“, përgjigjet Armina.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com