Loading...

Njoftim i rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët

Sot në Kuvend është miratuar me 94 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim Projektligji “Për disa shtesa dhe ndrysjime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kodi i ri Rrugor që synon të ulë numrin e aks identeve si dhe të ashp ërsojë masat ndë shkuese për të gjithë shke lësit e rrugës, si për drejtuesit ashtu edhe kalimtarët.

“Parandalimi më efikas i aks identeve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpër sohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alko olit, për përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura“, u shpreh sot Vasilika Hysi.

Me miratimin e tij i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.

“Projektligji i propozon të ri-përcaktojë afatet dhe frekuencën për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, kur mjetet janë të reja ose të përdorura”, tha Hysi.

Pas hyrjes në fuqi të projektligjit kontrolli për mjetet e përdorura do të kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh. Ndërsa mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com