Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në facebook ka pasqyruar grafikët e moshës së deputetëve të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Më e moshuara e parlamentit të ardhshëm do të jetë deputetja socialiste Luljeta Bozo, 79-vjeçe, ndërkohë që më e reja rezulton deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri vetëm 22-vjeçe.
Partia me moshën mesatare më të re është LSI (45.5-vjeç), më pas vjen PS (49.3) , PD (49.5) dhe PSD (49.7 vjeç)
Njoftimi i plotë: # 25prill2021
# zgjedhjetshqiperi2021
Advertisements
# kqz
# moshamesatare e kandidatëve për deputetë, fitues në bazë të rezultateve paraprake