Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këto ditë ka shkuar për një vizitë në Amerikë ku është pritur nga ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Këngëtarja e famshme ka postuar një video me kryetaren e LSI-së, Kryemadhin, ku shprehet se është takuar me kushërirën e saj.
Monika Kryemadhi njihet për lidhjen e saj të gjakut me Bebe Rexhën e cila shpesh ka ardhur ta vizitojë edhe në Shqipëri dhe atë.
Shpesh në intervista Bebe flet për origjinën e saj nga Dibra.
Ndërkohë në kulmin e akuzave për vjedhjen e zgjedhjeve nga Partia Socialiste dhe ndërsa në KAS është duke verifikuar akuzat, Kryemadhi ka zgjedhur si destinacion për relaks Shtetet e Bashkuara.