Me siguri, Vaçe Zela, Parashqevi Simaku dhe zërat më të mirë që ka njohur muzika shqiptare ndër vite, por edhe kompozitorë dhe autorë të njohur tekstesh, do të kishin dhënë dorëheqjen, nëse do të ishin njohur me suksesin e fundit.
Sot publiku ‘ushqehet’ me vlera që shiten edhe si artistike, një fenomen që kërkon medoemos ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës si dhe faktorë të tjerë, para se të jetë vonë.
Gjithsesi, ish-konkurentja e “Për’puthen”, Melisa publikoi këngën “Leje”, një ditë më parë, ku protagonist në videoklip ishte edhe konkurenti tjetër, Andi.
Nëpërmjet kësaj kënge, Melisa bëri publike marrëdhënien e saj me Andin.
Sot, pasi ka arritur një milion shikime në “Yutube”, Melisa poston një foto në çift, ku Andi e mban në krahë dhe shkruan, “Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tashmë mund t’i tregoj botës sa shumë të dua! Ose, mbase vetëm për këngën, sepse ti je bota për mua”.
Në fakt, që kur ata ishin konkurentë në “Për’puthen”, fansat ishin të bindur se ka diçka mes tyre, bazuar te vendet e njëjta që frekuentonin dhe veshjet që shkëmbenin me njëri-tjetrin.
Në videoklipin e këngës, Melisa flirton me Andin, teksa ky i fundit shfaqet me një vajzë tjetër. Por, në fund ndjenjat fitojnë (sipas tekstit) dhe ata shkëmbejnë puthje të zjarrta mes tyre./NOA.al