Loading...

Këngëtarja Eli fara rrëfen takimin Adem Jashari: Cfarë më kërkoi ti këndoja

Këngëtarja Eli fara ishte e ftuar sot në “E Diell”, në Top Channel, ku ka rrëfyer edhe një nga takimet e para me të ndjerin, Adem Jashari, në SHBA.

Teksa këngëtarja Eli Fara kishte shkuar për të performuar në një restorant, dikush i kishte thënë se aty kishte shkuar një adhurues i flaktë i saj dhe rezultoi se ishte Adem Jashari.

Pavarësisht se kishte qenë në bu rg për shkak të sistemit Jashari i kishte kërkuar që të këndonte elegjinë që kishte kënduar pas vde kjes së Enver Hoxhës, por me një kush që të hiqte strofën ku përmendej emri i tij.

“Kur kam shkuar në ’96 për herë të parë në Amerikë më ka ndodhur diçka. Ishim me kontrata pune do këndoja në një restorant dhe më thanë se sot ka ardhur një adhurues i fl aktë i joti. Më thanë se quhej Jashar dhe ishte në tavolinë të parë.

Më thotë mua dua të dëgjoj elegjinë e Enver Hoxhës dhe e kam kënduar në ‘85 menjëherë pas vde kjes dhe ka qenë një këngë shumë e bukur.

Më tregojnë se Jashari ka qenë në bu rg për kohën, sistemin e ko munizmit dhe them ‘Jashari ka qenë në b urg dhe kërkon elegjinë e Enver Hoxhës?’

Afrohem dhe më thotë unë vd es për këngët e tua dhe kur isha në b urg u transmetua kënga dhe aq më ka pëlqyer tha sa kam thënë ‘të mos kish qenë për atë do kisha qarë një muaj’. Vetëm për këtë fjalë që thash tha më futën në qeli 40 ditë.

I ka pëlqyer muzika, strofa, vaji. Tani këndoje tha po hiqe atë strofën që ishte emri i tij. Pastaj e takoj më vonë dhe më thotë kam bërë 7 aks idente dhe të 7 kanë qenë me CD tënde në makinë”, tha Eli Fara.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com