Loading...

Ana e Për’puthen tregon e përlotur të kaluarën e vështirë: ‘Kam 2 vite që kam njohur nënën biologjike’

Ish- konkurentja e emisionit ‘Përputhen’, Ana Lleshi është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Why Not” në RTV Ora. Ana ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike se ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe.

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e hum bur për motive dhe arsye të tjerëve”, tha Ana.

Ish-konkurrentja tregoi se po planifikon të hapë një shoqatë për vajzat që sapo dalin nga Shtëpia e Fëmijës dhe nuk kanë një ndihmë.

“Është shoqatë për vajzat pasi dalin nga Shtëpia e Fëmijës, mosha më delikate 16-18 që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit”, tha Ana.

Roza: Personalisht ke qenë pjesë e kësaj gjëje?

Ana: Po tani te jem e sinqerte nuk ka si t’i lind kjo ide një vajze 25-vjeçare nga hiçi.

Roza: Yt atë nuk jeton më?

Ana: Jo, kam mamanë që është dashuria e botës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com