Loading...

Vjosa Osmani mesazh Serbisë: ‘Drejtësia do të arrihet kur kr imet serbe të dalin para drejtësisë dhe paqja do të arrihet kur Serbia të pendohet’

“Vjosa Osmani i dërgoi mesazh Serbisë”, kështu kanë shkruar mediat serbe pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, si Presidente e Republikës së Kosovës.

“b 92” në një shkrim të saj është ndalur tek fjala e Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë është etiketuar nga media serbe, si një mesazh që Osmani i ka dërguar Serbisë.

“Drejtësia do të arrihet kur kr imet serbe të dalin para drejtësisë dhe paqja do të arrihet kur Serbia të pendohet”, kështu ka deklaruar Osmani , shkruan “b92” e cila bashkangjitur lajmit ka publikuar edhe videon e fjalës së presidentes Osmani.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota pro, në seancën e tretë të votimit.

Në zgjedhjet e fundit ajo garoi në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosja , ku mori mbi 300 mijë vota.

Më herët ishte pjesë e LDK-së , ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com