Loading...

Reagojnë Rama dhe Balluku për grevën që coi në pezullimin e fluturimeve nga Rinasi: Vepër p enale, kjo nuk është lojë

Kryeministri Edi Rama dënoi ashpër vendimin për të bojkotuar fluturimet ajrore nga Rinasi. Kreu i qeverisë tha se “bojkotimi i punës për kontrollin ajror është vepër penale dhe ndëshkohet ligjërisht!”.

“Sa botimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, tha Rama.

“Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”, tha Rama.

Reagimi i ashpër i Ramëv erdhi menjëherë pasi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, doli në një konferencë për shtyp, ku foli gjatë lidhur me protestën e kontrollorëve të Albcontrol në Rinas.

Kështu kjo deklaratë e kryeministrit është parë jo si një e drejtë, por paralajmërim për masa ndëshkuese karshi vendimit për bllokimin e fluturimeve ajrore.

Sakaq, Balluku në daljen ka reaguar pas protestës në Rinas që çoi në anulimin e të gjitha fluturimeve të paktën deri nesër në ora 10:00, duke kritikuar vendimin ekstrem. Ajo thotë se AlbControl të gjitha të ardhurat i merr nga trafiku ajror.

Ministrja ngriti shqetësimin se sot nuk do të mbërrijnë as vaksinat në Rinas, pas vendimit për pezullimin e fluturimeve.

Greva fut në kolaps fluturimet ajrore.

Përderisa trafiku ajror ka rënë gjatë pandemisë, Balluku zbulon se më parë këta kontrollorë kanë pasur rroga deri në 4 milion e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milion e 449 lekë.

Balluku konfirmon se shteti nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë Albcontrol, ndërkohë që kontrollorët kanë marrë rroga anormale për Shqipëri.

‘’Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore. Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet”, tha ministrja .

“Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e satkë dhe qartë, është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimev. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë”.

“Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020”, sqaroi Balluku.

Sipas saj, “duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në Albcontrol, kompania që bën navigimin ajror, nuk merr të ardhura nga Albcontrol, nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë, është nga parimet e aderimit, shtetet s’kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror”.

“Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit. Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dh IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2m ilion e 449 lekë. 2 mijë e 490 dollarë ‘’- sqaroi ndër të tjera ministrja Balluku, në një konferencë për mediat pas protestës së punonjësve në Rinas.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com