Loading...

Rama: ‘Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin ma kabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhe nazja’

Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka treguar vetëpërmbajtje pas ngjarjes së rëndë të regjistruar sot në Elbasan.

Ai thotë në “Real Story” se i mospërmbajturi i madh i kësaj historie është Ilir Meta.

Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin ma kabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhe nazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje. Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje.

Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përpl asjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vr arë njerëz.”, tha Rama.

– Zoti president i Republikës doli nga Shkodra dhe ju paralajmëroi juve që; do ju pr es gishtat nëse vi dhni një votë. Njerëzit duan të dinë përgjegjësit, pavarësisht manteleve. A do mbahet përgjegjësi për këtë ngjarje?
Rama: Nuk diskutohet që do mbajnë përgjegjësi, por do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, jo para meje. Ne mund të ngarkojmë me përgjegjësi mo rale, por jo me përgjegjësi pe nale. Këtë e bëjnë organet ligjzbatuese. Ajo pune gishtave të Ilir Metës më kujton një shprehje të Patozit dikur që tha; Kur ilir Meta flet kundër ble rjes së votës, ta besosh është njësoj sikur I SIS të predikojë lu ftë kundër te rrorizmit. Ky njeri që vjen vërdallë në Shqipëri dhe e bija i thotë; babi mos pi, eja në shtëpi. Dhe i dehur, i lemerisur nga fa ntazmat që se lënë të marrë frymë, është ka tastrofë ambulante.

Rama thekson se opozita ka nisur të ndjejë hu mbjen në zgjedhje. Ai shtoi se be teja e PS-së nuk është për jetë a vd ekje, por Partia Socialiste ka shpalosur një program për të ardhmen e vendit.

“Ngjarja në Elbasan tregon dës hpërim të madh. Dë shpërim kur shkohet deri aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është proces, po të heqësh Metën nga ekrani, do ishte proces europian. Edhe grumbullimet që nuk duhet të bëhen nga PD-ja, por në territor kanë filluar të ndjejnë hu mbjen serioze më 25 prill. Gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullirin e gabuar të shoqërisë sonë. Ne nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të pl agosen e vr iten njerëz. Kjo është garë për dy rrugë të ndryshme për të nesërmen e vendit”, deklaroi Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com