Loading...

Pas marrëveshjes me PD, pendohet aleati: Një dështim, fajësoj veten që i besova verbërisht Bashës

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ditën e sotme u shpreh se është penduar për koalicionin me Partinë Demokratike.

Ndoka tha në “Top Talk” se koalicioni i Partisë Demokratike ishte një dë shtim, pasi Lulzim Basha u fokusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa te aleatët e tij.

“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej te aleatët”, tha Ndoka.

I pyetur nëse fajëson më shumë veten apo Bashën, kryedemokristiani u shpreh se fajëson veten që besoi verbërisht te kryetari i PD-së.

“Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, që Basha po ecte në fushë të gabuar”, u shpreh Nard Ndoka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com