Ylli i popit skocez, Les McKeown ndërron jetë në moshën 65-vjeçare.
Skocezi i cili ishte vokalisti kryesor i grupit “Bay City Rollers”.
Ai ka vdekur të martën ndërkaq shkaqet e vde kjes nuk janë bërë ende të ditura.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij, përmes një shkrimi në rrjete sociale.
“Bay City Rollers” ishin grupi muzikor me popullaritet të madh në vitet ‘70. Grupi përbëhej nga pesë djem, ndërkaq disa prej këngëve të tyre hite janë “Bye Bye Baby” dhe “Saturday Night”. /NOA.al