Loading...

Meta: ‘Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju’

Dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, Presidenti Meta ka adresuar një mesazh për të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Kreu i shtetit kërkon pjesëmarrje masive të tyre, duke nënvizuar se Shqipëria i ka syte tek ata.

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju!

Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.

Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri ! Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj”, shkroi Meta në Facebook. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com