Presidenti Ilir Meta ashpërson tonet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “rr ugaç” që para tij sillet si lepur.
“Ti që thua di unë për Ilir Metën. Ça di ti more r rugaç për Ilir Metën. More vag abo nd për Ilir Metën ti. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur, edhe para kr imin elëve dhe h orrave. Ta vënë pist oletën te gjuri dhe të marrin leje dhe licensa.
S’të njeh Ilir Meta ty, s’të njeh Tirana ty. Boll i mas htrove socialistët. Nuk kanë më vota socialistët për ty se i ke mas htruar me kohë”, iu drejtua Meta Ramës.
“Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve”, vijoi kreu i shtetit, duke theksuar se Shqipëria do ta thotë fjalën e saj në 25 prill si asnjëherë tjetër. “Unë e ftoj Edi Ramën të reflektojë sa nuk është vonë”, shtoi Meta.
