Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në Shqipëri, e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, Maja ka folur për projektet muzikore dhe familjen ku nuk ngurroj të tregonte se si e ka ndryshuar lindja e djalit jetën e saj.
“Ngela përsëri te nëna ime, e kam vlerësuar rolin e nënës time edhe pa u bërë nënë vetë. E kisha shumë të shenjtë, e vlerësoja shumë mundin e saj, sakrificën e saj. Unë kam qenë fëmija i fundit dhe motrat kanë qenë shumë më të mëdha dhe me fëmijët e tyre jam rritur. Mbrëmë më ka lënë djali pa gjum por sërish nuk e ndjej lodhjen.” – u shpreh këngëtarja.
Maja foli edhe për marëdhënien me bashkëshortin dhe suportin që ai i jep në karrierë.
“Nëse unë nuk do të ushtroj dot profesion tim nuk jam Maja, dhe ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua.
Unë e falenderoj zotin për bashkëshortin, se është kollaj të thuash nuk je për mua dhe të rrish vetëm, por është dhuratë të kesh dikë që mos të përpiqet të ndryshoj por të përshtatet, jeta familjare është kompromis.
Duhet të japim pa pritur të marrim, sigurisht është bukur edhe kur merr. Ne kemi rrugëtimin tonë të shëndetshëm. Martesa më ka ndryshuar sidomos lindja e djalit pasi merr vëmendjen tonë” – tha Maja.