Loading...

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore tregon momentet e sikletshme në dasma: ‘E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat’

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore ka qenë e ftuar në “Expuls” në RTV Ora.

E pyetur nëse ka bërë dasma ilegale, ajo fillimisht qeshi dhe tha se nëse ka bërë diçka të tillë nuk tregohet, por më pas tha:

“Edhe një që e bëra e postova padashje në Facebook, por më pas e fshiva. Por që nuk ndodhi asgjë, e fshiva më pas nga Facebook”, u shpreh ajo.

Sa i përket ndodhive të çuditshme në dasma, Maya tregoi disa të tilla.

“Unë e kam parë veten në siklet. Mu këput taka e këpucës, po bëja atmosferë fantastike, hipa më lart se skena edhe u këput. Mora takat në dorë, i hoqa dhe i thashë publikut që dikush nga ju duhet të m’i rimbursojë.

Ndërsa një moment tjetër… ka pasur dhe raste që kanë ngacmuar dhe femrat në dasmë. Por, një dajo i një dasme donte të ishte në krye të dasmës por nuk e mora si sinjal, dhe një moment ai u mërzit.

Unë kam një strategji pune, ka dasmorë që duan përshëndetje ka dhe që nuk duan. U sqaruam por nuk më dhuroi moment të këndshëm. Martesa është ditë e shenjtë per çiftin, por u sqaruam pa u vënë re”.

Më tej, ajo tregoi dhe një rast qesharak.

“Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, m’i fut në gjoks që të mos i merrte. E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat”, u shpreh Maya. /noa.al/