Loading...

Këngëtari i njohur Erion Korini deklaron hapur votën: Mos u lodhni kot…

Këngëtari Erion Korini ka deklaruar hapur votën, duke reaguar ndaj lajmeve se qeveria ka vendosur një patronazhit për këdo tjetër, me qëllim që të dijë votat e secilit.

“Kur e pashë në Facebook patronazhisten time që ishte kinge ja bëra hallall që më kishte vënë si simpatizant të LSI forcë politike, për të cilën s’kam votuar asnjëherë”, theksoi Erion Korini.

“Unë nuk kam parti por kam qenë votues i PS që nga dita që mbusha moshën për të votuar. Vetëm në 2017 votova PD dhe kësaj radhe jam pjesë e elektoratit gri. D.m.th s’kam vendosur akoma”, – thotë Korini.

“Mos u habisni që e deklaroj për kë kam votuar, por këto janë privilegjet e lirisë kur je privat që i hap e i mbyll qepenat kur të duash. Pastaj edhe ju që nuk e deklaroni nuk jeni aq hermetik sa mendoni”, tha këngëtari.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com