Loading...

Ja kush janë gënjeshtarët më të ‘zotë’, gazetari i njohur e thotë hapur

Sot është 1 prilli dita e gënjeshtrave, një ditë në të cilën edhe ata që thonë se nuk gënjejnë priren të thonë një gënjeshtër. Nëpër kultura të ndryshme, njerëzit besojnë se sjellje të tilla si shikimi i shmangur, lëkundja e mendimit, belbëzimi janë shenja tipike të një njeriu që gënjen.

Në fakt studiuesit, psikologët ndër vite janë munduar të studiojnë sjelljet tipike të njerëzve që ma shtrojnë, por ata vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se është shumë e vështirë ta dallosh një gënjeshtar nga pamja. Shkencëtarët kanë arritur në një përfundim se njerëzit që thonë se nuk gënjejnë asnjëherë, janë gënjeshtar dhe këtu përfshihen edhe njerëzit që vazhdimisht përdorin gënjeshtrat e bardha.

Një studim i botuar në “Journal of Basic and Applied Social Psychology” zbuloi se 60 për qind e njerëzve nuk mund të kalojnë 10 minuta pa gënjyer të paktën një herë.

Dhe bëhet edhe më keq: Ata që kanë gënjyer kanë thënë mesatarisht tre gënjeshtra gjatë asaj bisede të shkurtër. Ndërkohë studiuesit në Amerikë arritën të zbulonin se amerikanët, mesatarisht, thonë rreth 11 gënjeshtra në javë.

Por pse e bëjmë? Për ta kuptuar këtë, studiuesja Leslie Martin, nga qendra e këshillimit e Universitetit “Wake Forest”, zhvilloi një sondazh ku u përfshinë 100 studentë të diplomuar të të psikologjisë.

Nga sondazhi ajo zbuloi se 37% që raportuan gënjeshtra, shumica e bënë këtë për të mbrojtur në një fare mënyre veten, nga turpi, sikleti, për të për të shmangur emocione të dhi mbshme dhe për të shmangur gjykimin.

Për të folur në lidhje me këtë çështje ishte i ftuar sot në “Wake Up”, gazetari dhe psikologu klinik, Ksenofon Ilia. Ai ka zbuluar kush janë gënjeshtarët më të zotë dhe që është vështirë t’i dallosh.

“Është e vështirë në fakt që të dallosh një gënjeshtar, por specialistët arrijnë t’i dallojnë, sepse ndodh që ne kur flasim, padashur ndërgjegjja jonë bën gjeste që nuk janë në sinkron me atë që themi.

Pra vetë ndërgjegjja jonë bën që në pjesë të ndryshme të trupit të fillojnë të ngacmohen që të vijnë në sinkron, që të na mbulojnë, por në fakt nuk ka mbulojnë. Syrin e një specialisti nuk mund ta gënjesh dot.

Specialistët më të mirë në këtë fushë që gënjejnë kemi: politikanët, artistët, drejtuesit e emisioneve, gazetarët në përgjithësi që bëjnë emisionet. E kanë arritur të farë shkathtësie që të kuptohen fare pak, por të tjerët e kanë të vështirë”, tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com