Materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen në të gjithë vendin.
I vetmi problem duket të jetë mungesa e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik vetëm në 100 qendra nga 5199 që janë në të gjithë vendin.
Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve shfrytëzoi ditën e heshtjes zgjedhore për të tërhequr edhe njëherë vëmendjen e votueseve për mënyrën sesi ato duhet të votojnë, që vota e tyre që jete e vlefshme.
“Me kryq kandidatin, subjektin ose te dy bashkë”, thuhet në njoftim.
Ai ju kujton të gjithë votueseve se telefonat celularë nuk do të lejohen gjatë momentit që ata do të votojnë.
Votuesit të njësia 10 në kryeqytet ku do të pilotohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik i garanton se fshehtësia e votës është e garantuar.
“Është shumë e sigurt, madje dhe më e sigurt se vota me fletë”.
KQZ tërheq vëmendje për atë që parashikon Kodi Penal për shitblerjen e votës.
“Si ai qe e shet dhe ai qe e blen ka sanksione të rënda”, tha KQZ./NOA.al