Një lajm i tri shtë ka ardhur sot për bluzat e bardha. ‘Oda e Mjekëve’ të Kosovës njofton se është ndarë nga jeta mjeku i njohur gjinekolog, Ismet Miftari.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Ismet Miftari
Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në “Shtëpinë e Shëndetit” në Skënderaj. Specializimin e tij për gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.