Pas mbylljes pa shumë shkëlqim të natës finale “Love Story”, duket se është mbyllur edhe historia e dashurisë së pretenduar nga Saimiri.
Në fakt, mbetet ende enigmë për shumë ndjekës nëse Saimir Kasemi dhe Meri Murrizi kanë krijuar një lidhje mes tyre, pas mbylljes së spektaklit.
Por pas dy muajsh, ndjekësit e pyesin vazhdimisht Saimirin, se ku e ka Merin.
Ndërsa pas kthimit në Gjermani, ai është shfaqur sërish këto ditë krejt i vetëm, madje në foton e fundit që postoi në Instagram, ishte duke lexuar një gazetë.
Dikush ndoshta bëri edhe shaka, nisur nga fotot e vetmisë së Saimirit në rrjetet sociale, duke thënë se ai tani po kërkon nuse në gazetë.
Meri nga ana tjetër ndodhet në Shqipëri dhe është më aktive në rrjetet sociale. Ajo ndau një foto krah Saimirit, gjatë takimeve kur zhvillohej spektakli.
Por nëse lidhja mes tyre dështoi, Meri dhe Saimiri këto kohë kanë rritur ofertat në botën e modelingut, secili në punën e tij.
/NOA.al