BYPASSI PANORAMIK I VLORËS
-Në një “inspektim” të pa autorizuar–
Me siguri do të jetë nga rrugët më panoramike, jo thjesht e vetëm të bregdetit shqiptar.
Ndoshta me pjesë të autostradës panoramike të Kroacisë duhet të konkurojë.
Është fjala për pjesën që fillon nga Kanina drejt Tragjasit, segment që ndodhet brënda 29 km të Bypass-it, prej Pusit të Mezinit deri në lumin e Dukatit.
Mirë që projektuesit kanë menduar që në çdo 1.5 km të kenë parashikuar një “xhep” ku mund të hapësh krahun e të pushosh.
Ndryshe do bllokohej rruga nga ndalesat e makinave për të bërë foto e filmime.
Të Vlorës qytet, të Detit, të Sazanit, Karaburunit…e të gjithave bashkë.
Nesër panoramë mrekullish, sot vazhdohet të “hahen” dhëmbë për dhëmbë me shkëmbinjtë, malin e Shashicës dhe përrenjtë e thellë.
Veç, kjo mrekulli që po vjen, nuk mund e as duhet të mbetet në mes…
Sot, në një “inspektim” të pa autorizuar, si relaks e si kuriozitet.
Loading...