Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.
Bes Kallaku nuk la pa përmendur përkrahjen e Agron Llakajt në fillimet e karrierës.
“Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli.
Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës.
Ajo më tri shton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”.