Ditën e sotme është planifikuar fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku që ditë më parë është bërë me dije se udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës.
Mësohet se destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë.
Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha se aeroporti do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.
Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.