Pas tërheqjes së Eneda Tarifës si prezantuese e Portokalli, duket se është gjetur edhe zëvendësuesja e saj, për sezonin e ri që nis më datë 14 mars.
Eneda Tarifa njoftoi pak javë më parë se rrugëtimi i saj në Portokalli përfundoi, pasi ishte koha t’i përkushtohej projekteve të saj.
Por kush do të jetë moderatorja e re e Portokallisë?
Mësohet se përkrah Salsano Rrapit, këtë sezon do të shohim Fjoralba Ponarin. Pas suksesit në “Më thuaj një dëshirë”, biondja e ëmbël e ekranit do të shfaqet edhe të dielave si prezantuese e Portokallisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Fjoralba në profilin e saj në Instagram, ku kanë vërshuar komente të shumta që e urojnë për pozicionin e saj të ri.