Loading...

Socialistët marrin vendimin pas përballjes së Grida Dumës me Elisa Spiropalin

Gazetari Endri Xhafo ka zbuluar vendimin që Partia Socialiste ka marrë për pjesëmarrjen e kandidatëve të saj në emisione.

Sipas tij, socialistët kanë vendosur që të mos jenë më përballë në deb at me kundërshtarët e tyre. Ky vendim vjen pas përballjes së kandidates demokrate Grida Duma me ministren Elisa Spiropali në emisionin “Log”.

Ndaj mbrëmjen e sotme gazetari Xhafo në emisionin e tij kishte të ftuar ministren Evis Kushi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, por këtë herë të ftuarit nuk kanë qenë përballë njëri-tjetrit, por fillimisht është intervistuar ministrja Kushi dhe më pas Gazment Bardhi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com