Loading...

Sh err i vëllezërve më of endime, Eni Çobani-pushtetit lokal: Do vij tek ju…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare javën e kaluar ka qenë Arben Mata dhe Kastriot Hoxha, ku kanë bërë një akt shitblerje, pra Kastrioti ka blerë shtëpinë e Arben Matës.

Arbeni vetë e ka të dhuruar nga prindërit e tij. Sapo shitet kjo banesë në Qershorin e 2019, në Shtator po të këtij viti i vjen një kërkesë padi nga gjykata e rrethit të hapur nga vajza e tezes Aredi Gjika duke futur të gjithë familjen gjyqësore për të konstatuar të pavlefshme kontratën e dhurimit, kontratën e përpjesëtimit, kontratën e shitblerjes përsa i përket me Kastriot Hoxhën dhe pas 4 vitesh është përfunduar ky gjyq nga gjyqtari Durim Hasa. Ky gjyqtar i ka dhënë të drejtë zonjës Aredi Gjika.
Dokumentet janë në rregull edhe ato të shitblerjes nga Kastrioti dhe akt-dhurimin kundrejt djalit të tij Arben Mata dhe të shoqes. Sapo ka ndodhur aktshitja, Kastrioti është futur në proces gjyqësor, pra nuk e ka gëzuar aspak këtë banesë.

Aredia gjatë një telefonate në emision shprehet se ajo ka certifikatën e pronësisë dhe me të drejtë kërkon pronën e saj. Certifikata që ka Arbeni sipas saj është e falsifikuar. Edhe Altini vëllai i Arbenit u shpreh përmes një telefonate mes emisionit se prona i takon tezes së saj. Arbeni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe ai ka qenë shumë i vogël për të ditur se çfarë ishte prona.

Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” këtë fundjavë është përballur Arbeni me vëllain e tij Altini ku kanë patur një komunikim të nxehtë dhe fy es. Të dy vëllezërit nuk flasin prej 4 viteve për shkak të pronave. Arbeni thotë se me Altinin nuk flet askush nga familja. Pavarësisht deb ateve të shumta dhe akuzave nuk u gjend asnjë lloj zgjidhje për këtë rast sepse ka shumë pikëpyetje dhe Eni Çobani u zotua se do e zgjidhë vetë këtë problem duke marrë një topograf të zonës dhe do takojë gjithë personat përgjegjës për të gjetur një pëgjigje.
Altin Mata: Ti dokumentat i more në 2013, po rri urtë se s’di gjë fare. Mos më bëj mua sikur je i zgjuar, po nuk je.

Arben Mata: Ti je mas htrues, duhet të ishte Aredi Gjika jo ti, këtu.

Eni Çobani: Ka qenë një nga seancat më të vështira që kam pasur këto 9 vite, jo për faktin e tematikës sesa për faktet që ju po dëgjoni nëpërmjet gjuhës së përdorur. Komunikimi kaq i nxehtë brenda familjeve shqiptare është një fatkeqësi e jashtëzakonshme dhe kjo më dhe mb pafundësisht. Nuk më dhem b toka, nuk më dhe mbin kufijtë, nuk më dhe mb gjë tjetër përveç dashurisë brenda familjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com