Princ Leka Zogu feston ditën e sotme të lindjes. Bashkëshortja e tij, Elia Zaharia Zogu i ka bërë një urim mjaft special në rrjetet sociale.
Teksa i ka publikuar një foto ku mban në dorë vajzën e tyre Geraldinën, ajo shkruan se ai është babai më i mirë në botë. Elia shprehet falenderuese që ai erdhi në jetën e saj dhe që gjejnë mbështetje gjithmonë tek njëri tjetri.
Postimi i plotë:
Princi im i kaltër! Të uroj Gëzuar Ditëlindjen! Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë 😍 Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri! /S.H /NOA.al