Loading...

Presidenti Biden: Më 4 korrik, Amerika fiton pavarësinë nga Covidi

Data 4 korrik 2021 nuk do të jetë vetëm dita e festës kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe dita e pavarësisë nga kthetrat e COVID-19.

Këtë pohim e bëri mbrëmë Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha se është shpresëplotë se Amerika do të shënojë pavarësinë nga Covid-19 më 4 korrik, por kjo, vetëm nëse njerëzit vaksinohen.

Në adresimin e tij të parë në “prime time” si president, Biden tha se do të urdhërojë shtetet, që ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm me ligj për çdo të rritur amerikan, duke nisur nga 1 maji, njoftoi CNN.

Ndërsa masat aktuale në fuqi kanë prioritet në procesin e vaksinimit, qytetarët sipas moshës, por edhe sipas kushteve shëndetësore.

Fjalimi i tij u mbajt fiks në datën kur OBSH-ja klasifikoi koronavirusin pandemi më 11 mars të 2020-s, me mbi gjysmë milioni amerikanë që kanë humbur jetën përgjatë këtij viti.

Për herë të parë, Biden foli se kur njerëzit mund të mblidhen bashkë: “Në qoftë se ne e bëjmë këtë së bashku, deri më 4 korrik, ka një shans që ju, familjet tuaja dhe miqtë të mblidheni bashkë e të festoni ditën e pavarësisë”, tha Biden, duke theksuar se ajo datë do të jetë edhe dita e pavarësisë nga Covid-19.

Si pjesë e fushatës së vaksinimit, parashikohet edhe rritja e numrit të qendrave të votimit, mes të cilave edhe dentistët, të cilët do të mund të ndihmojnë në këtë proces.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com