Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Lamia të Greqisë.
Nënë e bir të infektuar me koronavirus u larguan të tm erruar nga spitali COVID dhe u ulën në stacionin e urbanit aty pranë.
Në videot e kapura nga ‘Lamia Report’, gruaja dëgjohet të thotë mes të tjerash:
“Unë nuk besoj te mjekët. Ne nuk mund të jemi të bur gosur. Nuk ka pandemi. Gjithçka është një ko mplot”.
Ata nuk pranuan në mënyrë kategorike që të ktheheshin sërish aty, ndërsa pol icia dhe rojet e Spitalit i i ndaluan dhe më pas i mori një ambulancë që i dërgoi në shtëpi.
Menjëherë pas përfundimit të incidentit oficerët e po licisë të ekipit DI.AS. qëndruan në stacionin e urbanit për të mbajtur larg nga stacioni urban pasagjerët, të cilët kishin shumë të ngjarë të së mureshin pa e ditur.
Një ekuipazh i Bashkisë nxituan në vend, duke dezinfektuar ndalesën dhe zonën ku për më shumë se një orë qëndruan nënë dhe bir, të cilët janë pozitivë për koronavirusin.