Një studim në Britaninë e Madhe ka përzgjedhur Princin William si njeriun më se ksi tullac në botë, dhe reagimet në rrjetet sociale tregojnë se ka shumë që nuk pajtohen me këto pretendime.
Siç raportoi britanikja Entertainment Weekly, studiuesit zbuluan se Duka i Kembrixhit ishte përshkruar si se ksi rreth 17.6 milion herë në bloge, raporte dhe faqe të gjetura përmes kërkimit në Google, sipas një studimi nga specialistët e kirurgjisë kozmetike Longevita.
Përdoruesit e mediave sociale reaguan ndaj këtyre rezultateve, duke kërkuar drejtësi për burrat e ndryshëm se ksi tullac të Hollyëood-it të cilët nuk ishin përfshirë në listë.
Një numër i madh i përdoruesve të Twitter vunë në dukje se Stanley Tuci u la padrejtësisht jashtë kësaj liste, dhe se ai meriton një vend më të lartë në listën e burrave më seksi tullac.
Renditja vijon me Mike Tyson në vend të dytë me 8.8 milion rezultate, i ndjekur nga Jason Statham, Pitbull, Michael Jordan, Floyd Mayweather, John Travolta, Bruce Willis, Dwayne Johnsohn dhe Vin Diesel.
Sipas The Sun , Patrick Steëart dhe Vladimir Putin ishin jashtë 10-shes së parë.