Loading...

Kreu i opozitës, Lulzim Basha me të rinj student të Korçës: ’25 prilli është dita juaj, është dita e rinis shqiptare, është dita e prindërve tuaj që do luftojnë dhe do votojnë për ndryshimin’

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve në qytetin e Korçës, ka zhvilluar një bisedë me të rinj student të Korçës. Të rinjtë e Korçës e kanë pritur kreun e Partisë Demokratike me këngën “Duam më shumë Shqipërinë” dhe ne poezinë e Asdrenit me të cilën Basha ka hapur dhe librin e tij, “Misioni im”.

Pasi dëgjoi problemet e shumta që ka sot arsimi në Shqipëri por edhe punësimi i të rinjve, Basha tha:

Lulzim Basha: Faleminderit rini korçare për këtë pritje unike. Zemrën e kam të mbushur plot me gëzim kur shoh besimin dhe entuziazmin tuaj, kur shoh se jeni të investuar kaq fort tek ndryshimi që do të vijë me 25 prill. Pak ditë na ndajnë, por tashmë jua them me gojë plot se ndryshimi ka ardhur, është në zemrat tuaja, është në mendjet tuaja, është në sytë tuaj.

Është një vullnet i pandalshëm i rinisë shqiptare. Para se të vija këtu u ndala tek ajo që korçarët por jo vetëm e quajnë si Lëndina e Lotëve. Një pjesë tashmë në zemër të qytetit por që dikur ishte vendi i ndarjes së bashkëshorteve dhe nënave me bashkëshortët dhe djemtë e tyre që shkonin në kurbet që largoheshin shpesh herë për t’u mos u kthyer më kurrë pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre.

Lëndina e Lotëve, po të kishte gojë ai sokak, po të kishin gojë ata gurë do të tregonin për vuajtjet e panumërta për dy shekuj me radhë të qytetarisë korçare dhe të korçarëve teksa braktisnin qytetin e tyre të dashur, tokat e tyre, bukuritë e jashtëzakonshme me të cilat me bujari Zoti i ka bekuar njerëzit punëtorë dhe të mençur të kësaj treve.

Edhe unë e ndeza një qiri ashtu siç është tradite por jo vetëm për të respektuar dhe kujtuar shumë breza korçarësh që u larguan nga Korça e tyre e dashur për të mos u kthyer më kurrë. Disa prej tyre ndërtuan një jetë të re kudo ku shkuan edhe matanë oqeanit shqiptaro-amerikan të famshëm të cilat u bënë simbole të punës, të integritetit, të aktivizimit politik në mbështetje të kauzave të mëdha të pavarësimit të Shqipërisë, të kauzave të mëdha të arsimimit të shqiptarëve, emra që na bëjnë krenarë. Por nuk e ndeza këtë qiri vetëm për ta dhe për të nderuar kujtimin e tyre.

Pёr fat tё keq e ndeza sepse lёndina e lotёve vazhdon tё lotojё pёr bijat dhe bijtё e Korçёs qё vazhdojnё tё largohen nё emigracion dhe jo vetёm ka. Nё çdo qytet shqiptar ka njё lёndinё lotёsh, nё çdo port tё Shqipёrisё, nё aeroportin e Shqipёrisё ka njё lёndinё lotёsh, nё stacionet ndёrkombёtare tё autobuzёve ka lёndina lotёsh njёsoj si ajo para 100 apo 200 vjetësh mbulohej nga trishtimi dhe mallëngjimi i familjeve qё ndaheshin nё dysh.

Por ndryshe nga 200 vjet mё parё kjo nuk ndodh prej pamundësive tё vendit sepse Korça siç e shohim qarta nё dritën e këtij dielli tё fitores qё shndёrrin mbi ne.

Korça i ka tё gjitha mundësitë, Korça e qytetarisë, e intelektualeve, Korça e zejtarisë, Korça e rinisë së mençur, fjalët e së cilës nuk kanë nevojë për koment, i kanë të gjitha dhe unë e di sepse nuk është hera e parë që jam mes jush! Se ju jeni avangardë, ju jeni krenari, ju jeni Europë, ju jeni integritet, ju jeni e ardhmja që fillon sot!

Ajo që Korça nuk ka dhe nuk ka patur këto tetë vite ka qenë një qeverisje që t’ju shihte në sy, që të prekte dhe të ndjente problemet e rinisë korçare, që të kuptonte problemet e familjeve korçare, të prindërve korçarë, që të vepronte me zemër për t’i zgjidhur ato. Korça nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parku i weekend-eve të pushtetarëve!

Korça do të rimarrë vendin që i takon, vendin me të cilin krenohet një Shqipëri e tërë dhe do ta fillojë në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit tonë kombëtar, me fushën e dijes, me fushën e arsimit.

Padiskutim ekonomia është problemi kryesor i Korçës. E kam parë, e kam prekur, e kam dëgjuar dhimbjen dhe vuajtjen e familjeve korçare, të biznesit të vogël, të sipërmarrësve dhe punëdhënësve të Korçës, të vetpunësuarve dhe të papunëve gjatë këtyre viteve, gjatë dhjetëra vizitave që kam bërë në rrugët e qytetit tuaj, në fshatrat e kësaj zone, në shtëpitë e banorëve, brenda bizneseve, tek tregjet dhe e di fare mirë se e vetmja gjë që nuk ju mungon është dëshira për të punuar, e vetmja gjë që nuk ju mungon është dija dhe pasioni për punën.

Po këto 8 vite, këto 8 vite Korça njësoj si gjithë Shqipëria mbeti në vend numëro. Mbeti vend numëro sepse çdo kush e bëri detyrën e vetë në këto kohë të vështira, prindi ndaj fëmijës, ju të rinjtë ndaj familjes dhe ndaj investimeve që ata kanë bërë te ju.

Me përjashtim të dikujt qeveris dhe kryeministrit në ikje i cili Korçën e ka përdorur dhe e përdorë vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar ti japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme, ta lidhë atë fuqishëm me rrjetet europiane të arsimit të lartë.

T’ju japë studentëve që studiojnë këtu, korçar dhe nga gjithë Shqipëria veglat me të cilat të ndërtojnë një jetë të mirë dhe më dinjitet e mos t’ju shkojë mendja të largohen sepse këto 8 vite kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë patur sy dhe veshë për ju, nuk kanë patur zemër për hallet dhe problemet tuaja dhe kjo është gjëja e parë që ndryshon më 25 Prill.

Ne vijmë këtu para jush jo me premtime boshe si ato që keni dëgjuar 8 vite me radhë e që asnjë nuk u bë realitet. Ne vijmë këtu me një plan të cilin e kemi hartuar për pothuajse 2 vite me radhë me ekspertët më të mirë shqiptarë, ndër ta intelektualë, profesionistë dhe shkencëtarë korçarë që na bëjnë krenarë por po kështu europianë dhe amerikanë.

2 vite punë, mbi 500 ekspertë dhe një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë tonë të dashur, Korçën tonë të dashur nga kriza e thellë ku ndodhet.

Në qendër të këtij plani është një zgjim i ri kombëtar ekonomik, i cili do të mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të Korçës dhe të Shqipërisë kurrë më të mos mbeten në duart e një grushti njerëzish që nuk ngopen duke i zhvatur dhe duke ia zhvatur shqiptarëve, të një grushti oligarkësh që janë bërë njësh me babëzinë e qeverisë dhe kryeministrit në ikje. Por këto pasuri do të fillojnë të prodhojnë e të krijojnë mirësi, pozitivistet, vende pune, mirëqenie për rininë e Korçës dhe mbarë Shqipërisë.

Punësimi i rinisë shqiptare është objektiv kryesor i këtij plani. Punësimi i rinisë korçare dhe asaj shqiptare është një objektiv plotësisht i arritshëm. Vetëm një javë më parë unë pata kënaqësinë të zhvilloj një nga shumë takime virtuale dhe fizike që kemi zhvilluar këto dy vite me Aleancën e Universiteteve Evropiane në praninë e autoriteteve më të larta të Komisionit Evropian. Me siguri e mbani mend edhe reagimin e kryeministrit në ikje që e akuzoi Evropën se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë.

Por në fakt ne këtë kërkojmë, ne për këtë luftojmë. Jo vetëm që Evropa të ndërhyjë në punët e brendshme, por që Europa dhe punët tona të brendshme të shkrihen në një. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa, ta sjellim Europën në Shqipëri dhe kjo do të thotë cilësi europiane cilësi europiane e arsimit, cilësi europiane e arsimit parauniversitar, cilësi europiane e universiteteve tona, cilësi europiane e të diplomuarve dhe përgatitjet e tyre për tregun e punës.

Ndaj kam nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme, të ndaj sot këtu mes rinisë universitare të universitetit të Korçës, mes rinisë Korçare dhe të tjerëve që vijnë nga treva të ndryshme këtu në këtë qendër të dijes dhe të kulturës, se partia demokratike dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes planin së bashku me aleancën europiane të universiteteve për të nisur hapat e parë që do ta bëjnë rininë shqiptare 100% të gatshme për një treg, për një treg pune me vende pune dhe paga dinjitoze në Korçë dhe në Shqipëri.

Po ju them sot vetëm dy nga aspektet e këtij plani. Duke nisur nga fillimi i shtatorit, çdo i ri dhe çdo e re shqiptare do ketë mundësinë që online përmes një platformave më të njohura në botë amerikane, të mësojë pa paguar asnjë lekë 5 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Dhe po në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane dhe me Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian që kanë ndarë për Ballkanin Perëndimor 26 miliardë euro, për të trajnuar rininë e Ballkanit dhe gjithë po përfitojnë përveç rinisë shqiptare. Sepse qeveritë e të gjitha vendeve po bëjnë punët e tyre, përveç qeverisë në ikje të Edi Ramës.

E pra, aspekti i dytë që dua të ndaj sot me ju, është po kështu si fillim online, pastaj përmes një kampusi të kombinuar, të pesë apo gjashtë universitete europiane, qeveria ime do të ofrojë 20 trajnime profesionale për rininë shqiptare në fusha nga teknologjia e informacionit dhe programimi, tek inxhinieritë dhe profesionet që kanë të bëjnë me prioritetet tona të zhvillimit ekonomik, siç janë turizmi, siç janë arkitektura, siç janë degë të tjera për të cilat kanë nevojë të madhe tregu i punës i Europës. Por vëllezër dhe motra, prindër korçarë, mos kini frikë.

Kjo nuk do të thotë që do t’i larguar drejt Europës, jo! Kjo është vetëm një pjesë e planit që do të mundësojë nga njëra anë që çdo i ri dhe çdo e re shqiptare që dëshiron tё kualifikohet dhe tё marrё trajnime europian ta ketё tё mundur pavarësisht prej mundësive ekonomike tё familjes sё vet dhe nga ana tjetër qё investitorët europian qё po hapin mijëra vende pune pёr rinin serbe, pёr rininë e Maqedonisë sё Veriut, pёr rininë e Kosovës, pёr rininë e Malit tё Zi kur tё vijnë nё Shqipëri pas 25 prillit tё gjejnë jo vetёm njё kryeministёr qё mendon dhe vepron si europian por dhe njё rini tё trajnuar sipas standardeve europiane. Sepse dëshira pёr tё investuar nuk mjafton nё qoftë se mungon kualifikimi, nё qoftë se mungojnë tё rinjtë e kualifikuar.

Ne e dimё fare mirё sëmundjen e këtyre 8 viteve Ne e dimё fare mirё se si kemi ngecur si asnjё vend tjetër 8 vite nё vend numëro nё rrugёn e integrimit europian sepse po tё kishim ecur përpara, tё gjitha këto do të ishin nisur tashmë siç kanë nisur në vendet fqinje. Sa jemi këtu, qindra, qindra të rinj, mijëra na largohen muaj për muaj ndërkohe vetëm Serbia ka siguruar 40 mijë. 40 mijë vende pune për rininë e saj sepse qeveria atje ka ditur të përfitojë nga fondet e Europës, ka ditur të përfitojë nga programet e Europës.

E pra, ky plan që kemi bërë, kjo mbështetje që kemi është pjesë e një vizioni, e një vizioni që ju e dini që është i pandashëm nga vizioni im, nga formimi im i vizionit për ta çuar Shqipërinë pa ndalur drejta anëtarësimit në Bashkimin Europian sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian është garancia përfundimtare që askush nuk do ti vërë më vargojnë Korçës.

Askush nuk do t’jua ulë më kokat studentëve shqiptarë, askush nuk do ti poshtëroj, tradhtojë, nëpërkëmbë prindërit tuaj, askush nuk do ti trajtojë si skllevër punonjësit, askush nuk do ti marrë peng sipërmarrësit qofshin këta të vetëpunësuar apo prodhues e eksportues, ka vetëm një garanci dhe kjo është anëtarësimi i Shqipërisë në bashkimin europian.

Tani kam një pyetje për ju. Kush do ta bëjë këtë të mundur?

Një njëri që 8 vite me radhë nuk hodhi as një hap drejt Europës, një njëri që nuk mbajti asnjë premtim para shqiptarëve. Një njeri që sa herë kapet në dështim apo në flagrancë ja ven fajin dikujt tjetër, një njëri që ka harxhuar tetë vite dhe do të harxhojë edhe këto tre javë e gjysmë, duke fajësuar mua për dështimet e tij, duke fajësuar opozitën për dështimet e tij, duke fajësuar nënat dhe baballarët tuaj, duke fajësuar rininë, duke fajësuar shtypin, median, madje tani, duke fajësuar edhe Europën, dhe Amerikën për dështimet e tij.

Ky do na çojë në Europë pas tetë vitesh dështime apo dikush që e njeh dhe e ka shkelur shtegun që na afron me Europën? E mbani mend para 11 vitesh, kur ju premtova se do të bëja gjithçka me mish e me shpirt për të hequr vizat për shqiptarët? E mbani mend, se si shumëkush ulte kokën dhe nuk e besonte? Nuk e besonte se do ishte e mundur!

E pra ja ku jemi sot , ne e bëmë të mundur, të gjithë së bashku, i hoqëm vizat për shqiptarët, ia kthyem dinjitetin shqiptarëve. E njëjta gjë me futjen e Shqipërisë në NATO. Kush e bëri të mundur? Të gjithë bashkë, të gjithë bashkë e bëmë të mundur.

Ndaj dua t’ju them sot kini besim, kini besim tek vetvetja, kini besim tek njëri tjetri, siç kam unë besim tek ju rini e Korçës, siç krenohem unë me ju, siç krenohem me rininë shqiptare, siç krenohen prindërit me rininë. Sepse bashkë me ju dhe bashkë me prindërit tuaj me një qeverisje që e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen tuaj, po që po kështu di rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Dhe kështu do të garantojmë, do të garantojmë ardhjen e investimeve të huaja, kështu do të garantojmë lirinë e sipërmarrësve shqiptarë, kështu do të garantojmë që dhe fermerët tanë më punëtorët e Ballkanit.

A ka fermerë më punëtorë se fermeri shqiptarë? A ka krijesa më punëtore se fermeri i Devollit, i Myzeqesë, i Xarrës, i Velipojës. Të përfitojnë mbështetje direkte nga shteti i tyre dhe nga fondet europiane. Kështu pra do të rikthejmë zhvillimin ekonomik në qendër të vëmendjes, kështu do të mundësojmë që të mos niseni si dikur nga lëndina e lotëve për tu larguar nga vendi, por të keni këtu në Korçë mundësinë për tu kualifikuar në degët që ju preferoni, të keni këtu në Korçë investime gjermane, Italiane, angleze, amerikane, europiane të cilat duke parë aftësitë e rinisë shqiptare dhe klimën e biznesit që ne do të sjellim me taksën e sheshtë, heqjen e taksës Rama mbi naftën, uljen e çmimeve të çmendura që nuk krahasohen me asnjë vend tjetër të rajonit, ta kuptojnë që në të gjithë këtë Ballkan ku kanë hedhur sytë për të investuar, ka një vend që është më i miri, më i bekuari, më i gatshmi, kjo është Shqipëria jonë e dashur.

Këto nuk janë premtime, këto nuk janë dëshira, këto janë plane. Edhe sot pasdite, unë do të zhvilloj një tjetër bisedë me një tjetër kompani ndër më të mëdhatë në Europë, për tu shpjeguar sesi Shqipëria do të bëhet edhe më tërheqëse se Serbia apo Maqedonia e Veriut për investimet sepse ata janë të etur të investojnë në një vend si ky, me potenciale si ky e mbi të gjitha me njerëz si ky.

I njohin shqiptarët, i njohin në vendet ku kanë emigruar. E dinë sa punëtor janë, e dinë se sa të talentuar janë të rinjtë shqiptarë, se si shkëlqejnë më talentin e tyre kudo nëpër botë. Pse jo në vendin e tyre? Pse jo në Korçën tuaj? Pse jo në Shqipërinë tonë?

Ky pra do të jetë objektivi, synimi dhe zotimi im para jush. Një plan i plot jo premtime në ajër. Sado i dëgjon fjalët e mia dhe mundohet ti kopjojë, as nuk i kupton dot më se ka pasur 8 vite e asnjë premtim nuk ka mbajtur.

Koha e ndryshimit ka ardhur dhe për ta përmbyllur dua t’ju them se nuk do të ketë asnjë studente, asnjë student, asnjë maturante e asnjë maturant, asnjë vogëlush apo vogëlushe shqiptare që do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre se ligji i ri për arsimin e lartë dhe fondet për arsimin e lartë do të mundësojnë subvencionimin pra 100% të tarifave universitare për të gjithë të rinjtë shqiptarë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Askush nuk do të mbetet pa studiuar.

Në dorën tuaj, në talentin tuaj, në aftësitë tuaja do të shtrihet e ardhmja juaj dhe e ardhmja e gjithë Shqipërisë. Punësim, kualifikim, stazhe pune dhe praktika pune gjatë studimit dhe pas studimeve, këtu do të shkojnë energjitë tona. Ciniku dhe papagallit do tё thonë ku do ti gjesh lekët. Përgjigjja ёshtё fare e thjesht nё buxhetin e shqiptarëve aty ku i ke gjetur ti pёr 8 vite me radhё pёr tё pasuruar oligarkët aty ku ke marrё miliona euro tё taksapaguesve, tё prindërve tё rinisё sё Korçës pёr tё pasuruar oligarkët. Por nё 25 prill kjo merr fund.

Paratë e shqiptarëve do t’iu kthehen shqiptarëve. Prandaj vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj e nё veçanti ju tё rinj dhe tё reja korçare e keni plotësisht tё justifikuar entuziazmin. Jo për mua, se kjo nuk është një betejë për mua dhe ndihem thellësisht i prekur i emocionuar, i mahnitur nga pritja që më keni bërë dhe nga besimi që keni investuar në programin tonë.

Por 25 prilli është dita juaj, është dita e rinis shqiptare, është dita e prindërve tuaj që do lu ftojnë dhe do votojnë për ndryshimin në 25 prill për shkak të dashurisë që kanë për ju, e ju për shkak të dashurisë që keni për ta, e të gjithë bashkë për dashurinë që keni për këtë vend i cili në 25 prill do të bashkohet për ndryshim e kështu Korça do të fitojë, Shqipëria do të fitojë!/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com