Sot feston ditëlindjen këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja në Instagramin e saj, ndërsa ka një mesazh për të gjithë fansat e saj.
“Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë të veçantë nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shprese, celebrojnë “jetën” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh). Mendoj se jetët tona duhet ti ndërtojmë vetë, ti zbukurojmë vetë, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua ky është suksesi i një jete kryesisht të lumtur. Dhe mos më thoni që është çështje fati. Fati është vetëm një “kurthëz i vogël” për të ndejtur rehat…
Ajo që ndërton në jetë është vepra jote dhe këtë mundohem ti mesoj Arias përditë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më jepni çdo ditë. Tagni miqtë që kanë ditëlindjen sot. Ju dua”, ka shkruar Eneda.
Këngëtarja mbush 39-vjeçe sot.