Loading...

Ilirjan Celibashi heq emrin e Bashkim Finos. Vendi do të mbetet bosh

Lista nuk do të ketë asnjë ndryshim, përveç faktit që votuesit e Fierit nuk do të mund të zgjedhin dot numrin 4, që socialistët ia kishin besuar Finos, i cili vdi q si pasojë e infektimit me Covid 19.

Ai u për coll për në banesën e fundit të hënën, pas homazheve që u mbajtën në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve.

Bashkim Fino kishte mbajtur disa pozicione të rëndësishme politike, por momenti më kulmor në karrierën e tij ishte zgjedhja në postin e kryeministrit në qeverinë e ‘Pajtimit kombëtar’. Fino u propozua në këtë detyrë nga socialistët, dhe ishte emri i vetëm për të cilin ra dakord dhe presidenti i kohës (1997), Sali Berisha, ndërsa detyra kryesore e tij ishte organizimi i zgjedhjeve, që u mbajtën vetëm disa muaj më vonë.
Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ndërsa prej disa vitesh ishte duke u përballur dhe me sëmundjen e leuçemisë, e cila rëndoi gjendjen e tij, edhe gjatë infektimit me Covid.

Fieri ka 16 mandate, PS ka kandiduar:

Erion Braçe
Petro Koçi
Lindita Buxheli
………….
Baftiar Zeqo
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Ismet Beqiraj
Tatjana Pirro
Gramoz Ruçi
Robert Bitri
Mirza Petushi
Arber Arapi
Sokol Krasniqi
Esiola Hoxha
Erges Krakolli
Adela Hysenaj
Nimet Musai

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com