Duket e pabesueshme, por në fakt një 54-vjeçar nga Kroacia ka qëndruar në ujë pa frymë për një periudhë prej 24 minuta e 33 sekonda.
Ky është një rekord i ri botëror në këtë drejtim. Rekordin e mëparshëm e mbante po Budimir Buda Šobat.
Duke zënë vend në një pishinë në qytetin e Sisak, Šobat ishte nën mbikëqyrje nga mjekët, reporterët dhe mbështetësit ndërsa përfundoi përpjekjen për të thyer rekordin.
Ai u bë një nga 10 zhytësit më të mirë në botë.
Para se të zhytej ai thithi për disa minuta oksigjen të pastër dhe në këtë mënyrë ishte në gjendje të mbante frymën e tij për më shumë se dyfishin e kohës aktuale të rekordit botëror. /noa.al/