Loading...

Arrihet marrëveshja për ‘të gjithë ata që qarkullojnë me makinë matanë detit’

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot e nënshkrimit të marrëveshjes për patentat mes Shqipërisë dhe Italisë.

Marrëveshja është firmosur nga minisrja e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe Ambasadori Italian në Tiranë.

“Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, tha Rama, në mesazhin krahas fotove që publikoi sot lidhur me marrëveshjen.

Në një vizitë të fundit në vendin fqinj, Rama i kërkoi ministrit të Jashtëm Di Maio, që kjo marrëveshje të mbyllej sa më shpejt.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com